Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë disa prej punonjësve të Portit të Durrësit, pasi u arrestuan për mungesën e 49-të arkave me banane, ku dyshohej se ishte fshehur kokainë.
Burime për median bëjnë me dije se janë lënë të lirë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje’:
- përgjegjësi i turnit të kamerave në port, Skënder Plaku;
- operatorët e kamerave Shefqet Elezi dhe Profit Tola, Gentian Halili, Rajd Bleta dhe Gjergji Doraci;
- përfaqësuesit e firmës Banaking, Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata.