Shqipëria sot feston 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Gjatë fjalës përshëndetëse në ceremoninë e këtij përvjetori, Presidenti i ri, Bajram Begaj tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm për historinë dhe arritjet e vendit tonë. Begaj shtoi se sot Shqipëria qëndron krah për krah partnerit strategjik amerikan.
“Është kënaqësi e veçantë që mblidhemi për të kremtuar 100 vjetorin e marrëdhënieve me SHBA. Roli më i rëndësishëm për këtë marrëdhënie është luajtur nga presidenti Willson. Ishte presidenti Willson që u bë mbrojtësi më i fuqishëm. 100 vite në historinë e trazuar të një vendi nuk janë pak. Sot ne qëndrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan.
SHBA janë pjesë e aspiratave dhe garant i arritjeve tona. Shqiptarët janë një faktor me rëndësi gjeopolitike. Marrëdhëniet në këto 100 vite do përmirësohen edhe qindra-mijëra vite të ardhshme. Gëzuar 100 vjetorin!”, tha Begaj.