Mbajtën peng të miturin në Elbasan, arrestohen katër të rinj

Katër persona janë arrestuar në Elbasan, pasi kanë mbajtur peng një të mitur.

Shtetasit me iniciale D. B., 20 vjeç, F. G., 19 vjeç, B. Q. 22 vjeç dhe E. G., 20 vjeç akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim.

Mësohet se shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur me forcë në automjet për disa minuta, një 17-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

I hoqën lirinë një shtetasi, duke e mbajtur për disa minuta në automjet, Policia identifikon dhe vë në pranga 4 autorët. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, salla operative e DVP Elbasan ka marrë njoftim për një konflikt mes disa adoleshentëve, në afërsi të pallatit të sportit. Sipas njoftimit disa nga personat e përfshirë në konflikt kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një person tjetër të përshirë në konflikt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. B., 20 vjeç, F. G., 19 vjeç, B. Q. 22 vjeç dhe E. G., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Këta shtetas, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *