Vrau drejtorin e OST në vitin 2016, Gjykata lë në burg Dorjan Keqin

Gjykata e Lezhës ka lënë në  burg Dorjan Keqi, i cili akuzohet se në vitin 2016 ka vrarë me armë zjarri drejtorin e OST-së,  Saimir Jaku në vitin 2016.

Në sallën e gjyqit, Keqi ka mohuar përfshirjen ne ngjarje dhe ka folur nëpërmjet avokatit të tij për vrasjen duke deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit. Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg qe është pranuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri e cila ka caktuar ndaj te dyshuarit Dorjan Keqi masën e sigurisë arrest me burg. Kujtojmë se Keqi u arrestua disa vite më vonë pas krimit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pasi iu morën shenjat e gishtërinjve, rezultoi se gjurmët e tij ishin gjetur në bidonin me benzinë që u përdor nga autorët për djegien e makinës që u përdor ditën e krimit në Rrëshen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *