Gjenden 1 milion euro të hedhura në mbeturinat e makinerive të prishura

Një pasuri e vërtetë e fshehur në mbeturina. Punonjësit e një kompanie deponimi në Romano d’Ezzelino, në zonën e Vicenzës, nuk u besonin syve: në sirtarët e një makine të vjetër fotokopje ata gjetën të fshehura  kartëmonedha me vlerë të vlerësuar prej një milion eurosh. Paratë ishin copëtuar. Punëtorët ishin të dëshpëruar kur panë copëzat e kartëmonedhave 500 dhe 200 euro, të dallueshme nga ngjyrat, mes mbetjeve plastike.

 

Giuseppe Ziliani, CEO i SEA nuk përmbahet. “Sipas kontratës ne ishim tani pronarë të materialit – shpjegon ai për Il Giornale di Vicenza. Pak orë pas rikuperimit, na thirri Bashkia në të cilën ndodhet ekoqendra ku morëm fotokopjuesin, dy herë, herën e parë na pyetën nëse i kishim hequr fotokopjet, herën e dytë treguan për një të moshuar që ishte në panik sepse pretendonte se brenda njërës nga makineritë kishte lënë një testament të rëndësishëm dhe duhej ta merrte. “.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *