Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se “në orët dhe ditët e ardhshme” anijet e para me grurë do të nisen nga portet ukrainase.
“Zyrtarët nga Turqia, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja punojnë ditë e natë për të filluar transportin e grurit me anije ;; duke pritur në portet e Ukrainës në orët dhe ditët e ardhshme,” tha Akar, sipas një deklarate të ministrisë së Mbrojtjes në Ankara.
“Qendra është funksionale”, shtoi ministri duke iu referuar institutit të Stambollit që koordinon eksportin e drithërave.