Përpara Parlamentit, kreu i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar si anti-miting kocerit që do të mbahet sot në sheshin “Skënderbej”, ku tha se të pranishmit janë nëpunës shtetit që vijnë për të mbajtur punën.
“Ky është një anti-miting, por unë do ta festoj me shqiptarëve të vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që vijnë aty për ruajtur kafshatën e gojës dhe vendin e punës”, tha Berisha.