Tabaku: E papranueshme mungesa e debatit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi për mediat jashtë godinës së Kuvendit votimin e tre dekreteve për ndryshimet në qeveri.

Tabaku kritikoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla për rrëzimin e kërkesës për debat lidhur me ndryshimet e bëra në qeveri, duke theksuar se kanë frikë nga akuzat mbi inceneratorët.

Gjithashtu ajo u ndal edhe tek çështja e Autoritetit të Dosjeve, ku tha se PS nuk ka moral që ta përdorte këtë të fundit për interesat e saj.

“Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm. A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë. E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike. Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike. Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin. Ashtu siç dinë të bëjnë e përdorin Parlamentin si noter”, tha Tabaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *