Berisha bën akuzën e fortë: 7 km rrugë nga Krraba deri në Farkë u ndërtua për 30 milonë euro por kostoja do të rritet

Kryetari i PD-së Sali Berisha nga takimi i mbajtur në Mirditë, bëri akuzën e fortë kur tha se 7 km rrugë nga Krraba deri në Farkë u ndërtua me 30 milonë euro, pavarësisht se kostoja e një kilometri rrugë në fushë në europë ka koston e 2,3 milionë eurove.

Gjithashtu ai paralajmëroi se kostoja do të shkojë në 35 milion euro, pasi kompania që kreu ndërtimet, ka hedhur në gjyq shtetin shqiptar.

Berisha:

Kryetari i qarkut Korçë i tha me mburrje Ramës se në 8 vite kanë asfaltuar 589 kilometra rrugë, ndërsa në 8 vite të PD në qeverisje u ndërtuan 540 km rrugë në fshatrat e Korçës. Çfarë bën me 59 kilometra? Këta i vjedhin.

Në Europë një kilometra rrugë në fushë ka koston e 2.3 milion euro. Ka manuale ndërtime.

7 km rrugë nga tuneli i Kërrabës deri në Farkë janë ndërtuar me 30 milionë euro kilometri. Ju grarantoj që kostoja do të shkojë në 35 milionë euro, pasi kompania që e ka ndërtuar i ka hedhur në gjyqë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *