Dita e sotme shënon me 100-vjetorin e fillimin e marrëdhënieve diplomatike mes vendit tonë dhe SHBA-së. Për nder të kësaj date dhe hapjes së negociatave, në sheshin “Skënderbej”, po mbahet një koncert.
Për këtë arsye në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, prej gati 1 ore po zhvillohet një koncert madhështor, ku po performojnë këngëtarët më të njohur të Shqipërisë.
Ndërkohë si asnjëherë më parë sheshi “Skënderbej” është mbushur me mijëra qytetarë që kanë ardhur nga i gjithë vendi për të ndjekur këtë koncert.
Ndërkohë në shesh gjithashtu ndodhen edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ambasadorja e SHBA e akredituar në vendin tonë Yuri Kim, Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damjan Gjknuri, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe shumë figura të tjera të politikës shqiptare.