Komisioni i Ligjeve përshpejton procedurat për shkarkimin e Metës

Komisioni Hetimor i Ligjeve po shkon drejt konkretizimit të nismës së 49 deputetëve të Kuvendit, të cilët kanë firmosur për shkarkimin e presidentit Meta. Sikundër është parashikuar, në orën 11:00 do bëhet mbledhja e radhës e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Komisioni ka njoftuar edhe Kreun e Shtetit, Ilir Meta për të qenë i pranishëm, por ky i fundit ka bërë me dije se i lirë ishte vetëm më 10 maj.

Kjo është hera e dytë që Partia Socialiste tenton të shkarkojë presidentin Meta, me pretendimin se ka ndërhyrë në zgjedhje.

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta reagoi zyrtarisht në lidhje me nismën e mazhorancës, për shkarkimin e tij. Në një letër të bërë publike nga Presidenca, jepen arsyet se pse nuk merr pjesë, por mbi të gjitha renditet të gjitha pretendimet që sipas tij, ka pasur krim zgjedhor më 25 prill.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *