Kryeministri Edi Rama përmes një video mesazhi, iu drejtua të pranishmeve që ishin në sheshin “Skëndërbej”, por edhe shqiptarëve në Facebook, me një video mesazh lidhur me 100-vjetorin e shënimit të marëdhënieve diplomatike më SHBA dhe hapjes së negoviatave.
Rama deklaroi se të parëve tanë iu mohua Europa, ndërsa ne kemi fatin që të shohim më të mirën e këtij vendi.
Rama:
Çfarë mbrëmje?!
Në 28 korrik të vitit 1922, 100 vjet më parë Shqipëria lidhi marëdhënien e tyre me SHBA, 9 ditë më parë, rruga jonë u lidh me rrugën e Europës, të mohuar prej shekujsh. Imangjinojeni, as prindërit tanë, as gjyshërit tani dhe asnjëherë nuk e patën fatin, fatin e zgjedhjes së lirë që ne sot kemi. Edhe pse që nga koha e Skëndërbeut, ëndrra e vrarë, e plagosur dhe e mohuar, të brezave para nesh vinte nga djelli që linde nga andej që perëndon.
Ata patën fatin të mbijetojnë në tapjetën që hasën, ndërsa ne kemi fatin e përpjetës drejt majës ku Shqipëria e ka vendin e saj.