Aksidentoi të moshuarin në Tiranë, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 83-vjeçar.

Mësohet se shtetasi me iniciale S. P., 45-vjeç pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sakaq i moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin e tij, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin S. S., 83 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *