Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Adnand Xhelili

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Adnand Xhelili.

Kujtojmë se Xhelili ishte i shkarkuar nga KPK-ja, ndërkohë që e ankimoi vendimin në Kolegj.

Por Kolegji vendosi që të linte në fuqi vendimin e KPK-së.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.31/2020, datë 30.07.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 237, datë 12.02.2020.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 237, datë 12.02.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.07.2022.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *