Një automjet ka marrë flakë në fshatin Finiq të Vlorës.
Mësohet se automjeti në pronësi të shtetasit me iniciale Sh.Gj., ka marrë flakë në ecje e sipër. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, si dhe nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.