Zona e mbrojtur ‘Rana e Hedhur’ në Shëngjin është kthyer në një rrezik për pushuesit.
Burime për median bëjnë me dije se në këtë zonë ka filluar rënia e gurëve dhe shkëmbinjve nga mali, ku shkak për këtë mësohet të jenë bërë punimet për ndërtimin e rrugës ‘Shëngjin-Velipojë’.
Mësohet se në vendin ku janë shkëputur gurët janë ndaluar punimet, si dhe janë proceduar penalisht përfaqësuesit e firmës.
Materialet janë dërguar në prokurori edhe për firmën zbatuese të këtij projekti.