‘Rama kërcënon qytetarët për ndërprerje të energjisë’/ Berisha: Ndan lekët me Ballukun, vendi nuk është në krizë

Kreu i PD, Sali Berisha në një takim të përjavshëm me gazetarët ka komentuar situatën energjetike në vend.

Berisha tha se kryeministri Rama është duke kërcënuar qytetarët për ndërprerje të energjisë.

Sakaq shtoi se qeveria është duke grabitur qytetarët, pasi vendi prodhon sasi të mjaftueshme energjie dhe se nuk duhet të shihej në krizë.

Sipas tij, Rama dhe ministrja Balluku ndajnë paratë e vjedhura nga tenderat e energjisë.

“Krye teme e sotme është kërcënim që Edi Rama u bën qytetarëve për ndërprerjen e energjisë elektrike e rritje të ccmimit. Sipas tij kjo rritje vjen pasi çmimi i energjisë në bursë ka arritur në 600 euro. Falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollit dhe 50 hidrocentraleve të tjera, Shqipëria ka prodhuar 8.9teravat energji elektrike. Rekord prodhimi, nuk e ka pasur kurrë. Vendi jo vetëm që ska pasur mungesë por ka tepricë prej së paku 2 tervat eksport. Energjia është shndërruar në shkopin magjik për vjedhjen nga qeveritarët. Ndër shumë vite Edi Rama, Balluku dhe ekipi i tyre kanë bërë 60 blerje energjie elektrike, afatshkurtra. Blerje duke ndarë para me të tjerë, se blerje të tilla një shtet nuk mund t’i bëjë kurrë. Nesë t’i për arsye të caktuara, duhet të bësh një tender 3 mujor. Blerjet janë me çmimet më të ulëta sesa ato që blihen për dy ditë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *