I paftuar në ceremoninë e 100-vjetorit, Berisha: Kim më nderoi që nuk më dërgoi ftesë, SHBA e di kontributin tim historik

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar mospjesëmarrjen në ceremoninë e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në.

Berisha tha se ambasadorja Kim ka bërë punë të mirë që nuk e ftoi, pasi sipas këtij të fundit ajo dhe Rama kanë dëmtuar perceptimin e shqiptarëve për SHBA-në.

Sakaq shtoi se askush nuk e zëvendëson kontributin e tij në marrëdhënien dhe kontributin që ai ka dhënë me SHBA.

Pyetje: Si u ndiet që nuk morët pjesë në 100-vjetorin e marrëdhënieve, ndonëse keni qenë presidenti i parë që keni hyrë në Shtëpinë e Bardhë?

Berisha: Zonja Kim më nderoi që nuk më ftoi. Ajo në bashkëpunim me Ramën ka dëmtuar më shumë se kush tjetër perceptimin që kanë pasur shqiptarët për Amerikën. Shpreh përshëndetjet më të mira për 100-vjetorin që Berisha e PD ka kontributet historike në ato marrëdhënie. Në këtë kontekst Rama e Balla turpërojnë vendin në SHBA.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *