Meta: Shqipërisë po i ‘zbrazet truri’, qindra minorenë po emigrojnë

Presidenti Ilir Meta është duke mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me shpopullimin e vendit.

Meta tha se emigrimi i minorenëve pa prindër është një nga tragjeditë më të rënda për vendin.

Sakaq shtoi se vendi po zhduket nga fëmijët, si dhe qeverisa nuk ja ka dalë që të ndalojë shpopullimin e Shqipërisë.

“Dua të falënderoj anëtarët e Konventës për vendimin për krijimin e Partisë së Lirisë

Emigrimi i minoreve pa prindër. Një nga tragjeditë më të rënda që po i ndodh .Tregues tjetër i axhendës së qeverisë për shpopullimin. Emigrimi i minorenëve shqiptarë pa prindër, është një nga tragjeditë më të rënda për vendin, treguesi më i dhembshëm i axhendës së qëllimshme të Qeverisë për shpopullimin e Shqipërisë, që as pushtuesit dhe armiqtë më të egër nuk kanë mundur dot ta realizojnë.

Shqipëria nuk po zbrazet vetëm nga “truri”, intelektualët, forcat më krijuese dhe më profesionet, por edhe nga fëmijët”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *