Vendimet e qeverisë, Kushi njofton rritje të personelit në shkolla

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar këtë të premte vendimet e qeverisë, ku njoftoi se do të rritet numri i oficerëve të sigurisë, të punonjësve psiko-socialë dhe mësuesve ndihmës.

Kushi tha se është miratuar numri i oficerëve të sigurisë me 70, ndërkohë që aktualisht në shkolla ushtrojnë detyrën 150 oficerë sigurie.

Sakaq shtoi se është rritur edhe numri i punonjësve psiko-socialë me 235, si dhe për mësuesit ndihmës me 250.

“Në strategjinë kombëtare të arsimit 2021-2026 ne e kemi theksuar që synojmë të ofrojmë një sistem arsimor cilësor, të barabartë dhe gjithëpërfshirës, duke garantuar më shumë mbrojtje dhe siguri për nxënësit në institucionet tona arsimore. Dhe në këtë kuadër edhe para dy ditësh ne kemi vendosur të rrisim numrat edhe për punonjësit psiko-socialë, si dhe për mësuesit ndihmës. Pra konkretisht ne kemi rritur stafet tona me 235 punonjës psiko-socialë, dhe 250 mësues ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe, duke u afruar kështu më shumë me standardet bashkëkohore të Bashkimit Evropian për këto shërbime në institucionet arsimore.  Dhe sot vijmë me një tjetër vendim të rëndësishëm. Sot kemi vendosur të rrisim edhe numrat për oficerët e sigurisë. Aktualisht në shkollat tona ne kemi 150 oficerë sigurie, në bashkëpunim kjo me Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që sot vendosëm të kemi edhe 70 oficerë sigurie më shumë”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *