Armando Broja është dëshira e shumë klubeve të mëdha europiane në këtë merkato vere.
Paraqitjet e mira sezonin e kaluar me fanellën e Sauthemptonit, bënë që shumë skuadra janë të gatshme ta bëjnë për vete sulmuesin kuqezi. Së fundmi prestigjiozja iberike “AS” shkruan se shqiptari ka përfunduar në radarët e Real Madridit. Drejtuesit e klubit madrilen pëlqejnë cilësitë e Brojës dhe e shohin si një element me prespektivë për të ardhmen, pasi mosha e Brojës nuk i kalon të 20-t.
Pas eksperiencës si i huazuar te Sauthemptoni, Broja është rikthyer te Çelsi dhe e ardhmja e tij është ende në dyshim të madh.