Rrëfehet Melisa: “Olsa më mohoi dashurinë”

“Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor, që sot është dashuria e jetës sime… Olsa më mohoi dashurinë!”. Kjo është një pjesë nga deklarata e fortë që ka bërë Melisa, gjatë emisionit “Roped With Olsi”. Nuk kanë kaluar shumë ditë që kur Andi dhe Melisa kanë deklaruar hapur lidhjen e tyre të fshehtë, dhe vajza flokë kuqe tregon të vërtetën e saj.

Melisa tha se pëlqimi i saj ndaj Andit ka nisur që kur ka filluar programi “Përputhen”, dhe janë takuar bashkë fillimisht në lokalin e Andit, e më pas në parkingun e makinës. Ajo u shpreh se nuk e lejuan që të zhvillonte takime me Andin në emision, me justifikimin se nuk duhej të ndërhynte në pëlqimin mes dy njerëzve (Tea dhe Andi).

“Unë kam kërkuar takime me Andin, një ma lejuan shyqyr Zotit. Një tjetër më thanë pse do ndërhysh ti mes pëlqimeve të të tjerëve edhe thashë ok. Ekzistonte një pëlqim me çfarë thuhej aty brenda, dhe unë nuk duhej të ndërhyja, dhe nuk ma lejuan”, tregoi Melisa.

Ish-konkurentja u shpreh se fillimisht nuk është ndarë mirë me Olsën, pasi ajo i mohoi dashurinë. Por shton: “Jam ndarë shumë mirë në fund me Olsën, por ndodhën disa gjëra fiks pas fundit tim, sa le të rrijë aty ku është, rëndësi ka që të rrijë larg meje.

Unë jashtë kamerave kisha shprehur një pëlqim, dhe duke besuar në realitetin e atij emisioni, nuk doja të deklarohesha me emra direkt, se nuk i dihet kurrë, dhe ndodhën ca të papritura në moment, pastaj ca gjëra të tjera, pastaj prit pak thashë, pastaj u bë një lëmsh. Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor, që sot është dashuria e jetës sime”.

Ajo nuk kursen edhe disa detaje dhe tregon se ka qenë Andi ai që e ka puthur i pari dhe se tani bashkëjetojnë. Gjithashtu Melisa tregohet e kujdesshme, dhe nuk harron t’i kërkoj falje publikut që mbajti lidhjen e saj të fshehtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *