Emërimi i 45 magjistratëve të rinj si prokurorë dhe gjykatës, reagon ambasada e SHBA-së: Reforma në drejtësi po përparon

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka reaguar pasi 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se reforma në drejtësi po përparon, dhe se zbatimi i saj, mbetet kyç për anëtarësimin e Shqipërisë për në BE.

Postimi i ambasadës së SHBA-së:

Urime 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj. Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur. Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *