Pas lajmeve të publikuara në media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ditën e sotme Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e thelluar të të shkuarës së Kryetarit të Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi, pasi ky i fundit dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës ku ka qendruar në Itali. Kërkesa është shoqëruar edhe më dokumentacionin e nevojshëm.
Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm. Më herët ishte një grup deputetësh të PD, që bazuar në një deklaratë publike të ish-kryetarit të PS në Divjakë, i kërkuan Prokurorit të Përgjithshëm të hetonte kryebashkiakun e Divjakës.