Ditën e djeshme në Parlament u votuan ndryshimet në qeveri, ku Arben Ahmetaj u shkarkua nga posti i zëvendëskryeministrit dhe në vendin e tij u emërua Belinda Balluku.
Edhe pse vetë ai nuk ishte i interesuar për rezultatet e votimit të shkarkimit, duket se 3 deputetët e LSI nuk ishin dakord që Arben Ahmetaj të ikte nga posti i zëvendëskryeministrit.
Tre deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, votuan kundër shkarkimit të Arben Ahmetajt.
Kujtojmë se gjatë seancës së djeshme është votuar edhe mbi shkarkimin e Zef Mazes si kryenegociator, dhe në vend të tij, si si ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore në procesin e vendit drejtë Bashkimirt Europian u emërua zonja Majlinda Dhuka.
DOKUMENTI