Konfirmohet viktima e parë në Evropë nga lija e majmunit

Spanja ka raportuar vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit në atë që është viktima e parë e njohur në Evropë dhe e dyta jashtë Afrikës në shpërthimin aktual.

Ministria e Shëndetësisë e vendit konfirmoi vdekjen sot, por nuk dha menjëherë detaje të mëtejshme për personin.

Brazili raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit jashtë kontinentit afrikan në shpërthimin aktual, të premten.

Në raportin e saj të fundit, ministria spanjolle e Shëndetësisë tha se 4,298 raste ishin konfirmuar në vend.

Nga 3,750 pacientët për të cilët kishte informacion, thuhet se 120 janë shtruar në spital – që përbën 3.2 për qind – dhe një ka vdekur, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *