Ish-drejtori i Arkivës nxjerr shifrat/ Ja sa spiunë ka pasur në çdo qytet, kryeson Shkodra ja sa kishte Skrapari

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi, përmes një statusi në Facebook ka dhënë numrin e saktë të agjentëve të ish-sigurimit të shtetit në vitin 1990. Si pas tij kemi të bëjmë me 6941 agjentë të regjistruar si informatorë të Sigurimit të Shtetit.

Surprizues është fakti që Shkodra është rrethi më me shumë informatorë në gjithë vendin, ku sipas Dervishit ishin 752 të tillë, ndërsa e dyta është Tirana me 625 informatorë.

Vëmendje tek ish-sigurimsat e shtetit e kthehu, një email i Autoritetit të Dosjeve, i cili raportonte se një politikan i lartë me iniciale I.M., ishte agjent i ish-sigurimit. Mediat e lidhën emrin e politikanit me ish-presidentin Ilir Meta. Ndërsa rrethi i Skraparit që vjen ish-presidenti numëron 70 informatorë.

Postimi:

Numri i informatorëve të Sigurimit (gjithsej 6941 persona) sipas rretheve, në korrik 1990:

Berat: 213

Mat: 154

Durrës: 495

Elbasan: 352

Kolonjë: 119

Fier: 349

Gramsh: 89

Gjirokastër: 277

Korçë: 537

Krujë: 181

Kukës: 336

Lezhë: 140

Librazhd: 150

Lushnje: 230

Dibër: 311

Përmet: 117

Pogradec: 136

Pukë: 106

Mirditë: 178

Sarandë: 366

Skrapar: 70

Shkodër: 752

Tepelenë: 74

Tiranë: 625

Tropojë: 175

Vlorë: 335

Dega e 2-të (për ambasadat): 74

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *