Kryenegociatorja e sapoemëruar, Majlinda Dhuka, gjatë një takimi me grupin e negociatorëve të Shqipërisë në BE, është shfaqur për herë të parë krah kryeministrit Edi Rama.
Dhuka e nisi fjalën e saj me një falënderim ndaj qeverisë, duke theksuar përgjegjësinë për detyrën e re. Ajo u shpreh se detyra që i është dhënë është e veçantë prandaj kërkon bashkëpunimin maksimal me kolegët.
“Faleminderit për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është përgjegjësi e lartë të nis detyrën time sot.
Të dashur kolegë, kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët. Me ata që nuk kam bashkëpunuar është kënaqësi e veçantë që do punojmë tani.
Momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçantë, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”, tha Dhuka.