Sirena spanjolle për Armando Brojën, ‘Los Blancos’ trokasin në derën e Çelsit për yllin shqiptar

Armando Broja ka spikatur me paraqitjet e tij duke bërë që skuadrat e mëdha europiane të jenë në ndjekje të 20-vjeçarit shqiptar. Pas lajmit të bujshëm të ditës së djeshme ku gazeta e madhe spanjolle “AS” kishte në faqen e parë Armando Brojën, i cili ishte rreshtuar mes të gjithë objektivave të skuadrës “merengues”.

Sipas asaj që raporton, “Evening Standard” thuhet se Reali i Madridit ka nisur kontaktet e para me Çelsin për të kërkuar informacion më të detajuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Gjithsesi sipas mediave në ishull thuhet se blutë e Londrës po mendojnë seriozisht mundësinë e mbajtjes në ekip të Brojës dhe për t’i dhënë një mundësi. Paraqitjet sezonin e kaluar të 20-vjeçarit shqiptar me fanellën e Sauthemptonit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha një ndër ta edhe Reali i Madridit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *