Ish-banorja e “Big Borther VIP”, Antonela Berisha e cila është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ka publikuar së fundmi një video ironizuese për fragmentet e saj nga qëndrimi në shtëpinë e famshme.
Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ ka publikuar një video krahas së cilës shkruan: Unë kur shoh videot në “Big Brother”, duke bërë disa mimika me fytyrë.
Ndërkohë zëri në sfond thotë: “Paskam ndenjur shumë bukur. S’e paskam tepruar askund. Shumë bukur paskam ndenjur”.
Por e gjithë vëmendja është përqendruar tek komentet ku një ndjekëse i shkruan Antonelës: “E kemi parë bukurinë tënde”.
Ndërsa ish-banorja e BBV nuk ka ngurruar të përgjigjet ashpër ndaj ndjekëses duke e ofenduar: “Nuk ishte për bukuri trape”, shkruan ajo.
Siç duket edhe nga reagimi i saj duket se ish-banorja e “BBV” nuk e ka kuptuar thelbin e komentit që ndjekësja i ka bërë duke e ironizuar për sjelljen dhe jo për bukurinë e jashtme.