Tradhtia e shumë përfolur e Gerard Pique ndaj Shakirës, ka bërë që të gjithë fancat të duan ta shohin këngëtaren në krahët e dikujt tjetër. Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se ajo ka nisur një romancë me aktorin e njohur Chris Evans. Gjithçka ka filluar pasi këngëtarja 45-vjeçare nisi të ndiqej në Instagram nga Chris, i cili përflitet shumë rrallë për jetën e tij private.
Lidhja e vetme për të cilën ka folur publikisht është me komedianen Jenny Slate, histori që ka përfunduar në vitin 2018. Fansat e të dyve janë shumë të entuziazmuar për këtë romancë të mundshme.
U bë bujë një intervistë në të cilën Evans u pyet nëse e kishte takuar ndonjëherë Shakirën. Ndërsa ai u përgjigj: “Jo, jo, nuk e kam takuar kurrë. Por jam një fans i madh i saj”.
Një deklaratë e fundit e bërë nga Evans gjatë një bisede me Shondaland ngjalli gjithashtu interes në internet. Intervistuesi Mariel Turner e pyeti aktorin nëse ai ishte “i fokusuar” për të gjetur diçka në jetën e tij personale dhe ai tha se “do t’i jepte atij një përgjigje të mirë”.
“Përgjigja do të ishte se ndoshta jam i fokusuar për të gjetur një partnere, e dini, dikë me të cilin dëshiroj të jetoj. Dua të them se më pëlqen ajo që bëj. Është e mrekullueshme; unë jap të gjithë veten në të. Por për sa i përket përpjekjes për të gjetur dikë që me të vërtetë mund t’i japësh gjithë veten, ndoshta ka të bëjë me përpjekjen për të gjetur dikë me të cilin po kërkon të kalosh jetën”, tha Evans.