Formula 1/ Pole Position i parë në karrierë, Rusell shkruan historinë në Hungari; Red Bull në telashe

Mercedes GP bën mrekulli në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë. George Russell regjistron pole position-in e parë në karrierë me 44 të mijtat më shpejt se ferraristi Carlos Sainz.

Paraqitje spektakolare nga i riu britanik që në xhiron finale arriti të thyente kohën e spanjollit të skuadrës nga Maranello duke i dhuruar skuadrës së tij  një pole position pas 13 garave.

Vendi i tretë në nisje për Charles Leclerc i cili duhet të kënaqet me këtë rezultat pasi Ferrari mund të marrë maksimumin nga gara e së dielës për shkak edhe të problemeve të Red Bull.

Për herë të parë këtë sezon, makina austriake shfaqi probleme. Verstappen nuk arriti të regjistronte kohë të shpejtë në sesionin e tretë për shkak të një problemi elektrik ndërsa Perez nuk arriti të kualifikohej në kronometrimin final.

Pas 12 garave të para, Verstappen kryeson me 233 pikë, i ndjekur nga Leclerc me 177 dhe Perez me 163.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *