Papa Françesku ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet për shkak të moshës së tij. Pas një udhëtimi në Kanada, Bergolio ka pranuar se nuk mund të mbajë më të njëjtin ritëm si më parë në udhëtimet ndërkombëtare.
Mendoj se në moshën time dhe me kufizimet e shëndetit, duhet ta ruaj pak veten time për të qenë i aftë t’i shërbej kishës. Ose përndryshe, të mendoj për mundësinë e tërheqjes
ka thënë ai.
Zërat për një largim u dëgjuan edhe në vitin 2014, kur Papës iu shfaqën probleme në gju. Paraardhësi i tij, Benedikti XVI u largua nga detyra për shkaqe shëndetësore dhe jeton aktualisht në Vatikan.