Greqi/ Shefi organizativ jep lajmin e madh, ja sa tifozë mund të futen në stadium

Greqia duket se po mendon hapjen e stadiumit për 25 mijë tifozë, në finalen e Kupës. Mediat shkruajnë se është hedhur ideja që finalja e Kupës mes PAOK-ut dhe Olimpiakosit, të luhet në prani të 25 mijë tifozëve. Lajmin e ka përcjellë vetë shefi organizativ në federatën e futbollit grek, Kostas Nikos, i cili ka dhënë sinjale pozitive. Propozimi i tij do të shqyrtohet të hënën e ardhshme, dhe pritet të jepet drita jeshile nga ekspertët e mjekësisë dhe vetë qeveria.

“Sugjerimi im për komitetin organizues të EPO është që finalen ta mbush me njerëz e me teste të shpejta. Të kemi 10,000 tifozë secili ekip dhe 5,000 neutral. Ky është propozimi im, i cili do të diskutohet të hënën. Janë specialistët e sëmundjeve infektive dhe veçanërisht qeveria, që do të marrë vendimin përfundimtar”, u shpreh Nikos.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *