Letra e mëposhtme pretendohet se i eshtë dërguar Albert Ajnshtajnin nga Universiteti Bernës, ku ai informohej se aplikimi i tij për doktoraturë nuk kishte qenë i suksesshëm. Në letër po ashtu kritikohet teoria e tij tashmë e famshme e relativitetit si ” një teori më shumë artistike sesa fizikë aktuale”. Letra qenëkësh nënshkruar nga Prof Wilhelm Heinrich, dekan i Fakultetit të Filozofisë dhe Shkencave të Natyrës të Universitetit të Bernës.
Kjo letër ka disa vite që qarkullon në rrjetet sociale si ngushëllim për dështimet njerëzore duke u sjellë si shembull vetmotivimi e kofidence.
Por, dy elementë e bëjnë këtë letër një “falsifikim relativisht të papërpunuar” ku autori nuk ka berë shumë përpjekje për ta bërë atë të besueshme.
E para, në 1907 nuk përdorej vulë e këtij formati. Ky format u përdor për herë të parë në Amerikë në vitin 1979.
E dyta, asnjë letër korespondence nuk kishte pse të shkruhej në anglisht në 1907 , aq më tepër nga një Universitet ku flitej gjermanisht edhe kur letra i drejtohej një gjermanisht – folësi .
Në vitin 2016, Universiteti i Bernës botoi një artikulli në revistën e tij online, ku Niklaus Butikofer, arkivist i Universitetit të Berns-it, sqaroi për më tepër se Universiteti “asnjëherë nuk ka pasur një dekan – madje as një lektor – të quajtur Wilhelm Heinrich.
Ju deshën vite Universitetit te Bernësit të davariste tymnajën e ngritur nga ky falsifikim ” qëllim mirë” I cili më së shumti shpërndante mesazhin që “edhe në tunelin e errët të dështimit ka shpresë”.
Po në një vend ku “inovacioni” në falsifikim, gënjështra apo prodhimi i lajmeve të reme është I zhvilluar, ku të vërtetat tirren, strë hollohen përgjysmohen, trashen, apo edhe fabrikohen, ku faktet përdoren kur lipsen për qëllime personale apo politike , edhe njorohen tëresisht kur vlen të përdoren, ku askush nuk cuditet që viktima , ministri , drejtori , gazetari , biznesmeni, diploma , doktoratura , vërtetimi , mund te blihen e shiten lehtësisht , sa mundësi ka në një vend të tillë të të mos cënohet reputacioni?
Në një vend të tillë reputacioni i njerzve apo edhe institucioneve bëhet i ngjajshëm me një mushkonjë, mund “ta vrasësh e ta thërmosh” me një gazetë. Këtu njësoj si mushkonjat mund të “mbijetojnë” vetëm “pelivanët”, edhe “të padukshmit”.
Këtu ,ndershmëria kthehet në “një sëmundje” e rëndë paralizuese, demoralizuese, e cila duhet shmangur, duke përvetsuar një orë e më parë “Kulturën e gënjeshtrës”
Në një shoqëri të tillë nuk ka më asnjë rëndësi publike në anën e kujt është e vertëta, besimi është varrosur ,duke marrë fund shpresa.