Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi akuzohen për trafik droge.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se një 25-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka vrapuar dhe më pas ka hipur në çatinë e fermës ku kultivohej marijuana për t’i shpëtuar policisë.
I riu është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Mediat dhe autoritetet spanjolle nuk bëjnë të ditur nëse i riu ishte me origjinë nga Shqipëria por, bëjnë të qartë se grupi i të arrestuarve ishin të gjithë shqiptarë.
Sakaq policia ka sekuestruar më shumë se 700 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes.