Nga data 1 gusht deri më 30 shtator 2022, në Kosovë do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato “RKS”, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.
Mediat kosovare bëjnë me dije se qeveria i është drejtuar qytetarëve me një fushatë informuese, ku shpjegohet mënyra se si ata të aplikojnë.
Mësohet se të gjithë ata që disponojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “ĐA”, duhet të pajisen me ato “RKS”.
Sakaq prej datës 1 gusht të gjithë shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’, si masë reciprociteti ndaj Serbisë e cila nuk njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.