Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Prizrenit, arrestohen 18 persona

18 persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimet për trafikim me emigrantë.
Mediat kosovare bëjnë me dije se emigrantët kryesisht nga Azia, hynin ilegalisht nga Shqipëria ku destinacion final ishin shtetet perëndimore.

Mësohet se gjatë këtij operacioni, policia ka sekuestruar katër armë zjarri, 95 copë fishekë, tre autobusë, dy vetura, dy radiolidhje dhe 17 telefona celularë.

Që nga viti 2015, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë shndërruar në qendër transiti për personat që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe që synojnë të arrijnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Kosova ka qendra për pranimin e emigrantëve, por shumica e tyre e përdorin këtë shtet si transit për në BE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *