Skandal në spitalin e Durrësit/ Qytetarët nuk kryejnë dot analizat

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar në lidhje me spitalin e Durrësit, ku denoncon se nuk funksionon laboratori i analizave.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Xhaferaj shkruan se prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh.

Sakaq shton se pacientëve u janë rritur në mënyrë të ndjeshme kostot pasi i duhet që përpos medikamenteve të bëjnë edhe analiza në privat.

Postimi i plotë:

Ferdinand, ka marrë fund gjithçka.

Këto ishin fjalët e një prej anëtarëve të stafit të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Durrësit. Prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh. Si mund të kurohen pacientët pa pasur analizat si bazë? Pacientët, të cilët përveç ilaçeve tani janë të detyruar të kryejnë edhe analizat më bazike privatisht, do të rimbursohen për këtë mosfunksionim? Qeveria e fokusuar tek koncertet madhështore, ka lënë spitalet në gjendje të mjeruar.

Skizma ndërmjet prioriteteve të Rilindjes dhe nevojave të qytetarëve sa vjen e thellohet, me kosto në rritje vetëm për këto të fundit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *