Të shumtë janë ata të cilët pyesin se çfarë e shty partnerin/en që më tradhtoi.
Arsyet pse tradhtojmë janë po aq të ndryshme sa dhe arsye pse dashurojmë dhe pse duam ata që duam. Femrat dhe meshkujt mund të tradhtojnë për arsye të njëjta, por mund të tradhtojnë edhe për arsye shumë specifike, që i përkasin gjinisë së tyre.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj tri arsyet themelore që i i çon partnerët drejt tradhtisë:
Mungon intimiteti emocional
Pamundësia për të realizuar biseda me personin e zemrës dhe mungesa e mbështetjes i shtyn gratë dhe burrat të tradhtojnë. Ekziston një sterotip që motivi kryesor që një burrë tradhton është seksi. Mirëpo, e vërteta duket të jetë ndryshe. Meshkuj tradhtojnë pasi kanë mungesë komunikimi emocional me partneren. Situata bëhet më e vështirë, sepse burrat nuk dëshirojnë të tregojnë ndjenjat e tyre dhe gratë nuk e kuptojnë faktin se i dashuri i tyre ka nevojë për mbështetje. Ato mund ta kuptojnë këtë gjë më vonë ose madje edhe mund ta injorojnë.
Eksperiencat e mëparshme dhe shoqëria
Nëse një person ka tradhtuar më parë, ekziston një probabilitet i madh që të veprojë njësoj me një partner të ri. Është interesante si njerëzit përreth ndikojnë gjithashtu në prirjen e dikujt drejt pabesisë. Në një sondazh anonim, më shumë se 75% e burrave që kryenin tradhti bashkëshortore treguan se miqtë e tyre gjithashtu i tradhtojnë gratë.
Marrëdhëniet intime, të mërzitshme
Mungesa e emocioneve të reja në jetën seksuale të një personi është arsyeja pse 70% e burrave dhe 49% e grave vendosin të tradhtojnë. Kjo nuk do të thotë se ata që tradhtojnë kanë pasur një marrëdhënie me probleme dhe skandale. Jo, jo. Ata thjesht kanë vendosur të tradhtojnë, sepse intimiteti nën çarçafë nuk u pëlqen më. Madje u duket i mërzitshëm.