Axhenda/ Kryeministri spanjoll viziton nesër Shqipërinë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të vizitojë Shqipërinë nesër.

Burime për median bëjnë me dije se vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në orën 8:45 jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *