Grupi Parlamentar i PD ka kundërshtuar në gjykatën Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.
Përmes një shkrese zyrtare deputetët i kërkojnë gjykatë sqarim në lidhje me rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, në lidhje përfitimin e statusit të investitorit strategjik të bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka.
Sipas demokratëve mazhorranca ka vendosur mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë çështje, ndonëse të 35 deputetët i kërkuan Kuvendit që të kontrollonte mënyrën sesi Qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.