Nuk dini çfarë të gatuani sot?Receta për një të dielë me familjen

Sot ditë e diel, keni më shumë kohe që të merreni me veten dhe me njerëzit tuaj . Jeni të lodhur nga java doni të mblidhni forcat me një ushqim ndryshe nga cdo gjë e shpejtë që keni ngrënë gjatë javës . Receta e duhur për ju dhe familjen tuaj sot është “Tavë me pulë dhe patate me erëza mesdhetare ” mund ta përgatisni për drek por edhe për darkë një vakt i bollshëm për ju dhe familjarët tuaj.

Receta:
Copat e pules i thajme shume mire me leter kuzhine dhe i leme menjane.
Ne nje tas te vogel bashkojme lengun e limonit me 3 luge vaj ulliri, uthullen, hudhrat e grira holle, erezat dhe kripen duke i perziere mire. Kjo eshte marinata me te cilen do te marinojme pulen, por do te perdorim vetem gjysmen e saj, keshtuqe gjysmen tjeter e heqim menajne.
E lyejme pulen me marinaten dhe e leme per minimumi 15 minuta deri ne 1 ore (mund ta lini edhe gjithe naten ne frigorifer nese e pregatisni nje nate perpara).
Hapi2
Ne nje tigan te madh, ngrohim 1 luge vaj ulliri, shtojme copat e pules dhe i skuqim nga te gjitha anet derisa te kene marre ngjyre te arte.
Dhe si përfundim:

Marrim nje tave dhe rreshtojme ne te copat e pules, shtojme perimet e prera trashe: patatet, qepen, specin, kungullin,  dhe e sperkasim me gjysmen tjeter te marinates qe hoqem menjane duke i perziere mire.
E mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 220°C per 35 minuta. Heqim letren e aluminit dhe e gatuajme taven vetem ne pjesen e siperme te furres per rreth 10 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte.
E sherbejme te ngrohte ne pjate shoqeruar me ullinj dhe feta limoni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *