Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari feston sot ditëlindjen.
Ndryshe nga vitet e tjera, ky 29-vjetor e ka gjetur këngëtarin në spital. Lajmi është konfirmuar nga vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku shihet teksa është duke marrë serum.
“Na kapi ditëlindja pak pa qejf… por do ja dalim”, shkruan këngëtari krahas fotos nga spitali, ku duket se është duke marrë serum.
Ervis Behari është një nga këngëtarët më të preferuar të muzikës popullore të jugut.