Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku dy motra të moshës 15 dhe 17 vjeç janë përplasur për vdekje nga një tren.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit. “Ndal, mos”, ishin thirrjet e rojtarit të shinave dhe udhëtarëve të tjerë që po prisnin trenin por nuk arritën të parandalonin ngjarjen e rëndë, pasi të rejat i kaluan shinat.
Skena që panë të gjithë dëshmitarët e pranishëm ishte trishtuese dhe tragjike. Trupat e vajzave u copëtuan nga goditja e fortë dhe u tërhoqën zvarrë për të paktën 700 metra. Pak larg vendit ku u përplasën, u gjetën këpucë dhe sende personale.
Një dëshmitar, i cili punon në stacionin e trenit rrëfen: “Po rregulloja pijet rreth orës 06:30 kur një vajzë e bukur e veshur me të zeza m’u afrua dhe më tha se nuk kishte para dhe i kishin vjedhur celularin. Më vonë u largua dhe u takua me motrën e saj. Papritur u drejtuan për në platformën 2. Kur kuptova se çfarë donin yë bënin bërtita me të madhe, dëgjova zilen e fortë të lëshuar nga treni dhe më pas goditjen e jashtëzakonshme. Të gjithë nisën të bërtisnin”.
Pas disa orësh, u zbuluan identitetet e tyre nga një celular që u gjet pranë vendit ku ndodhi tragjedia. Ishte babai që mbërriti në morgun e spitalit Riccione për të bërë identifikimin. Kryetarja e Bashkisë së Ricciones tha se e diela nisi me lajm tragjik dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen. Mbetet ende e paqartë përse motrat zgjodhën të kryenin këtë akt ekstrem.