Samuel Umtiti i bindur për të ndërprerë bashkëpunimin me Barcelonën. Mbrojtësi jo vetëm që nuk është titullar, por në edicionin e fundit ka luajtur vetëm një ndeshje në La Liga.
Me sa duket divorci është i pashmangshëm. Francezi ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Ligue 1, kampionat në të cilin ka luajtur për Lyon.
Sipas Sport, edhe vetë Lyon është e interesuar për të kuptuar situatën e Umtitit. Klubi i njohur do mirëpriste një mbrojtës me eksperiencë dhe sesi do shkojnë gjërat, do e tregojë koha.