Goditi policin dhe tentoi të arratisej, dënohet i riu shqiptar në Angli; ja çfarë ju gjet në makinë

Një 30- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike. Mësohet që 30-vjeçari të ketë marrë një dënim prej 18 muaj burg nga Gjykata e Lartë e Reading.

Sulmoi një oficer, shkaktoi në aksident në trafikun rrugorë teksa po vraponte në autostradë A34 për të shmangur arrestimin.

Ngjarja me protagonist Erjon Selivradën  ndodhi në Newbury, policia njofton se pas përfundimit të dënimit me burg, Selivrada do të deportohet në Shqipëri.

Në vendngjarje shkoi Shërbimi Ajror i Policisë Kombëtare, që bënë të mundur lokalizimin nga helikopteri të 30-vjeçarit, të cilit iu gjetën pas kontrollit në automjet 8 kg kanabis dhe një sëpatë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *