Roja bregdetare në plazhin e Spilles, ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së një qytetari 60 – vjeçarë nga Elbasani.
Kishte mbetur në detë pas shtimit të intensitetit dhe madhësisë së dallgëve dhe vrojtuesi Festim Suli ka hyrë për ta shpëtuar, duke e nxjerrë menjëherë në breg.
Qytetarit i është dhënë ndihma e shpejtë dhe në mungesë të një qendre urgjence në plazhin e Spillesë është lajmëruar ambulanca, që ka bërë transportimin e tij drejt Spitalit të Kavajës.