U vunë në pranga 4 perona, një prej tyre 36-vjeçari me origjinë shqiptare dhe ish-futbollisti profesionist nga Italia.
Ata akuzohen për tentative për vrasje, më 22 tetor të vitit 2020 në Acilia kanë lënë të plagosur rëndë nga plumbat një 45-vjeçar .
Një atentat që konsiderohet i mirëfilltë, 45- vjeçari ka shpëtuar nga plumbat, Gjykata e Romës kishte lëshuar tashmë urdhër-arrestet për 4 personat.
Kërkonin ta “eleminonin” për shkak të pazareve të drogës, mësohet se personi mbi të cilin është kryer atentati ka qenë i arrestuar në 2017 pasi u kap me kokainë .
Kërkonte 1000 euro cdo muaj, si kompensim për ruajtjen e drogës për llogari të personave të tjerë.
Për këtë arsye, personi që ishte viktimë e zhvatjes së 45-vjeçarit kishte vendosur ta eliminonte atë. Policia arrestoi edhe vetë 45-vjeçarin që i shpëtoi atentatit dhe mbeti i plagosur.
Të 4 personat janë në burg pasi akuzohen pë lidhje me mafian dh përfshirje të trafikut të drogës.