Në një takim të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka mirëpritur Zëvendësministren e re Bora Muzhaqi. Ministrja Kushi ka falenderuar znj. Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.
Ajo i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë suksese Zëvendësministres së re, znj. Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën e rinisë. Zëdhënësja e fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit në PS, e cila nuk mundi të marrë mandatin e deputetes, mori dje postin e rëndësishëm.
Statusi
Duke falënderuar
për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR dhe kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete, i uruam mirëseardhjen dhe shumë suksese Zëvendësministres së re
e cila do të ndjekë nga afër çështjet e rinisë.
Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve, do të avancojmë akoma më shumë programe e projekte të frytshme së bashku.